Transmetuar më 23-05-2022, 10:25

Kjo vajzë është 15-vjeçarja italiane Francesca Cesarini. Ajo ka lindur pa duar dhe vetëm me një këmbë. Është në adoleshencë dhe prej vitesh ka një pasion, kërcimin akrobatik.

Nëna e saj tregon se ishte më shumë se e befasuar kur vajza e saj i tha se donte të bëhej një kërcimtare akrobatike.

“Nuk e di nëse e kam parë fillimisht në rrjetet sociale, apo e kam parë në ëndërr, nuk e di. Vetëm e di që u zgjova dhe shkova tek mamaja e i thashë që doja të bëja pole dance”, thotë Cesarini duke folur me Reuters, citon noa.al.

Tre vjet më vonë, në vitin 2021 ajo konkurroi në kampionatin virtual botëror të kërcimit akrobatik të Federatës Ndërkombëtare të Sporteve Pole.

Për shkak të pandemisë së kovidit, kërcimtarë nga e gjithë bota dërguan video të performancave të tyre dhe u vlerësuan virtualisht. Francesca ishte e vetmja sportiste që konkurroi në kategorinë e aftësisë së kufizuar dhe u nderua me medaljen e artë.

Ashtu si shumë vajza të moshës së saj, Françeska mban tela në dhëmbë dhe një gjerdan plastik të zi. Asaj i pëlqen të shkojë në McDonalds, të këndojë këngët më të fundit pop ndërsa shëtit me mikun e saj më të mirë dhe i pëlqen të gjitha gjërat që lidhen me personazhin Harry Potter.

Por ajo zgjodhi një sport gjithnjë e më popullor që çdokush do ta kishte të vështirë.

“Më bën të ndihem e lirë”, tha ajo në apartamentin e familjes së saj pranë Perugias në Italinë qendrore. Vajza praktikohet në shtëpi dhe stërvitet me trajneren e saj Elena Imbrogno në një palestër lokale.

Ka disa elementë të vështirë, fjala vjen, kur duhet të shtrembërosh veten ose ndoshta duhet të mbahesh vetëm me një krah, apo me një këmbë. Kjo është gjëja e vështirë," tha ajo.

E mitura ka një këmbë protezë, por kur ishte rreth tetë vjeçe, vendosi të ndalojë përdorimin e parakrahëve artificialë, sepse nuk ishin të rehatshme dhe e pengonin.

"Ajo ende nuk i do ata”, tha nëna e saj Valeria Mencaroni, 47 vjeçe.

“Françeska është një vajzë që di çfarë do. Ajo dëshiron të arrijë qëllimet e saj”, tha babai i saj Marco Cesarini, 57 vjeç. “Kështu është Francesca. Ajo kurrë nuk ka pasur dy këmbë, as duar, por kështu siç është, ajo bën gjithçka, me ato që ka”. /a.b/noa.al