Transmetuar më 22-05-2022, 11:30

Horoskopi javor i Paolo Fox, parashikimet dhe renditja e shenjave të horoskopit për javën nga 23 deri më 29 maj 2022. Janë ditët e fundit të majit: edhe ky muaj për shumë njerëz thuajse ka fluturuar, koha po ikën dhe tani vera është në prag. Nuk jeni kuriozë të dini se si do të shkojë kjo javë? A do të ketë shenja më me fat se të tjerët në dashuri? Dhe si do të shkojë puna? A do të premtojë qielli gjëra të mëdha përpara qershorit? Ndoshta. Mjafton të pyesim astrologun e dashur Paolo Fox, i cili si gjithmonë ka siguruar të gjitha parashikimet, shenjë për shenjë.

E pra, ky është takimi më i shumëpritur i javës, horoskopi javor i Paolo Fox, astrologut më të dashur në Itali, i cili do të zbulojë se çfarë parashikojnë yjet në ditët në vijim, përkthyer ekskluzivisht nga noa.al.

Horoskopi i Dashit

Katër yje për Dashin. Venusi vazhdon tranzitin tek Dashi dhe për këtë arsye dashuria vazhdon me ritme të kënaqshme. Ditët rreth të mërkurës do të mund të llogarisni edhe Hënën: jeni të fortë, nuk duhet të humbisni mundësitë sepse ndryshimet janë afër. Në punë, nga e mërkura situata bëhet magjepsëse: qielli premton gjëra të mëdha, veçanërisht nëse duhet të bëni një zgjedhje ose të përballeni me një çështje ligjore, që ju dukej shumë e ndërlikuar!

Horoskopi Paolo Fox Demi

Katër yje për Demin. Në dashuri shijojeni lidhjen që keni sepse disa planetë janë në anën tuaj: edhe miqësitë mund të bëhen të rëndësishme, ecni përpara. Në punë, përpiquni të zgjidhni një problem: Disa njerëz janë përpjekur shumë që të zvogëlojnë rolin tuaj kur ju nuk jeni aty dhe tani që e dini dëshironi të rebeloheni. Ju mund ta bëni këtë, e madje t’u tregoni të gjithëve se sa vleni dhe kush jeni në të vërtetë!

Horoskopi i Binjakëve

Pesë yje për Binjakët. Jeni shumë në qejf sepse Dielli është në anën tuaj, por doni të përfshiheni në lidhje dhe dashuri të vështira, misterioze. Ndiheni të fortë, a thua se mund të fitoni çdo gjë: por lërini gjërat të rrjedhin vetë. Gjatë javës do të keni një të mërkurë të shkëlqyer. Në punë janë duke mbërriturbangazhime të reja, por keni edhe shumë përgjegjësi. Megjithatë ju i doni sfidat, jeni të apasionuar pas tyre. Dhe gjithmonë dini si të fitoni!

Horoskopi i Gaforres

Tre yje për shenjën e Gaforres. Në dashuri keni disa dyshime për të kapërcyer, ndaj duhet të përpiqeni të përjetoni gjithçka me qetësi dhe kujdes. Kujdes sepse rreth të mërkurës do të jeni paksa më shumë dyshues, një marrëdhënie që ju dukej e thjeshtë, tashmë është bërë e vështirë për t’u menaxhuar. Në punë, pak lajme po vijnë: por ndiheni të lënë mënjanë, ndërkohë që aq shumë dëshironi të përfshiheni. Herë pas here, ka të tilla gjëra por për ju do të funksionojë!

Horoskopi i Luanit

Pesë yje për Luanin. Dashuroni sepse Venusi është në anën tuaj, por edhe Jupiteri ju ndihmon. Po sikur të bëni një udhëtim vetëm fare? Mund të jetë një shpëtim për të forcuar besimin te ndjenjat. E keni mendjen tek diçka që lidhet me të kaluarën, keninostalgji: mirë, megjithatë, duhet të prisni të mërkurën. Në punë po vijnë lajme, por ju nuk duhet të keni frikë nga asgjë. As për ndryshimin!

Horoskopi i Virgjëreshës

Katër yje për shenjën e Virgjëreshës. Lajm i mirë për dashurinë sepse Afërdita nuk është më përballë dhe mund të ketë edhe një rikthim këto ditë të dikujt që është në sytë dhe mendjen tuaj. Jeni pak të kujdesshëm dhe vigjilentë, por të premten duhet ta lini veten të humbasë drejt rastësisë dhe të përballoni gjithçka me guxim. Marrëdhënie të mira me të lindurit në shenjën e Demit dhe Akrepit.

Horoskopi i Peshores

Katër yje për shenjën e Peshores. Në dashuri ka disa diskutime, shfaqen probleme. Por mos harroni se komplikimet nuk janë për ju tani dhe duhet të përpiqeni të qëndroni të qetë, veçanërisht të mërkurën. Në punë, Jupiteri është kundër dhe për këtë arsye, duhet të bëni vetëm atë që ju thotë instinkti juaj. Mos harroni parimin, mos e shtyni për nesër atë që mund të bëni sot!

Horoskopi i Akrepit

Tre yje për shenjën e Akrepit. Në dashuri jeni paksa dyshues, disa lidhje janë përfshirë në mendje për t’u rishikuar dhe të dielën ka diçka që nuk do të shkojë mirë. Mundohuni ta përballoni me qetësi gjithçka, Marsi do ju ndihmojë me intuitën, por më mirë bëni kujdes, sidomos me të lindurit e shenjës së Demit. Në punë, ditët më të mira janë të hënën dhe të martën. Filloni të mendoni për një projekt për vjeshtë!

Horoskopi i Shigjetarit

Pesë yje për shenjën e Shigjetarit. Afërdita është në anën tuaj, Jupiteri është aktiv dhe kjo do të thotë se lajmet e mira në dashuri do të vijnë. Ju dëshironi të rrini larg, por përpiquni të bëni zgjedhjen e duhur dhe mendoni për veten: Diçka e bukur do të lindë. Në punë, idetë dhe konfirmimet janë gati: dëshironi të filloni përsëri diçka që keni për zemër, por duhet të përpiqeni të shmangni problemet, veçanërisht të hënën dhe të martën!

Horoskopi i Bricjapit

Tre yje për të lindurit në shenjën e Bricjapit. Në dashuri jeni paksa hezitues, ndoshta jeni duke qëndruar me personin e gabuar. Dëshironi të sqaroheni, por nuk keni shumë mundësi sepse puna po ju përthith dhe nuk dëshironi ta ndërlikoni edhe më shumë jetën tuaj. Në punë premtimet mund të mos jenë mbajtur dhe kjo po ju nervozon. Jini konkret: diçka është ose e bardhë ose e zezë dhe, përpiquni të ruani qetësinë!

Horoskopi për Ujorin

Katër yje për Ujorin. Në dashuri jeni edhe ju paksa dyshues, jeni vënë në kërkim, po kërkoni një person ndryshe, kurioz dhe stimulues. Me të lindurit e shenjës së Peshores, Dashit apo Shigjetarit do të keni një armë shtesë: mundësi të reja janë në rrugë për t’u kapur. Në punë keni vetëm një synim: të fitoni më shumë. Po, sepse fundja, ju e meritoni. Por kini kujdes sepse mund të hasni në një person që lëkundet, i cili preferon të ecë me parimin tërhiq dhe mos e këput.

Horoskopi i Peshqve

Katër yje për të lindurit në shenjën e Peshqve. Lajm i mirë për dashurinë sepse Hëna do të jetë në anën tuaj të hënën dhe të martën dhe këto do të jenë ditët më të mira. Takimet e reja janë të favorizuara, të mira edhe për fillestarët e rinj, por kujdes nga zënkat e së dielës. Në punë ju vijnë mundësi të mira dhe projekte të mira: e hëna do të jetë një ditë shumë interesante, përfitoni! /noa.al