Transmetuar më 20-05-2022, 09:14

“SpaceX”, firma e hapësirës ajrore, e themeluar nga Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, pagoi një stjuardesë 250.000 dollarë për të zgjidhur një pretendim për sjellje të pahijshme se*suale kundër Musk në vitin 2018, ka mësuar “Business Insider”.

Vajza enigmatike punoi si anëtare e ekuipazhit të kabinës në bazë të kontratës për flotën e avionëve të korporatës “SpaceX”. Sipas intervistave dhe dokumenteve të siguruara, ajo akuzoi Musk se ia ekspozoi penisin e tij në ereksion, ia fërkoi këmbën pa pëlqim dhe i ofroi t’i blinte një kalë në këmbim të një masazhi erotik.

Ngjarja, e ndodhur në vitin 2016, pretendohet në një deklaratë të nënshkruar nga një mike e vajzës dhe e përgatitur në mbështetje të pretendimit të saj. Detajet në këtë histori janë nxjerrë nga deklarata si dhe dokumente të tjera, duke përfshirë korrespondencën me email dhe të dhënat e tjera të ndara nga mikesha e “viktimës”.

Sipas deklaratës, stjuardesa i ka besuar shoqes. Pasi mori detyrën e stjuardesës, ajo u inkurajua të licencohej si masazhiste në mënyrë që të mund t’i bënte masazhe Musk. Pikërisht gjatë një masazhi të tillë në një kabinë private në “Gulfstream G650ER” të Musk, ajo i tha shoqes se multi miliarderi i propozoi asaj.

“Bissines Insider” kontaktoi me Musk për një koment, ndërsa ai dërgoi email për të kërkuar më shumë kohë për t’u përgjigjur dhe tha se "ka shumë më tepër në këtë histori": "Nëse do të isha i prirur të përfshihesha në ngacmime seksuale, kjo nuk ka gjasa të jetë hera e parë në të gjithë karrierën time 30-vjeçare. Kjo histori është e motivuar politikisht".

I kontaktuar përmes telefonit celular, nënkryetari i drejtësisë së “SpaceX”, Christopher Cardaci tha: "Unë nuk do të komentoj për asnjë marrëveshje zgjidhjeje”. “SpaceX” nuk iu përgjigj kërkesave për koment në adresën e emailit të kontaktit të medias së cituar më lart.

Stjuardesa i tha shoqes së saj se miliarderi, themelues i “SpaceX” dhe “Tesla” i kërkoi të shkonte në dhomën e tij gjatë një fluturimi në fund të vitit 2016 "për një masazh të plotë të trupit", thuhet në deklaratë. Kur ajo mbërriti, Musk "ishte krejtësisht i zhveshur, përveç një çarçafi që mbulonte gjysmën e poshtme të trupit të tij".

Gjatë masazhit, – thuhet në deklaratë, – Musk "ekspozoi organet e tij gjenitale" dhe më pas "e preku dhe i ofroi t’i blinte një kalë nëse do të bënte më shumë", duke iu referuar kryerjes së akteve seksuale. Stjuardesa, e cila ngiste kuaj, nuk pranoi dhe vazhdoi masazhin pa u përfshirë në asnjë sjellje seksuale. Ngjarja ka ndodhur gjatë një fluturimi për në Londër.