Horoskopi Branko Dashi: Një fundjavë veçanërisht pozitive për dashurinë dhe emocionet. Tek shëndeti, kushtojini vëmendje dietës tuaj dhe mos e teproni.
Horoskopi Branko Demi: Relaksimi nuk është për ju, por me siguri keni nevojë për të, ndaj ju lutemi mos bëni shumë përpjekje të sforcuara, thjesht pushoni.
Horoskopi Branko Binjakët: Planetët ju buzëqeshin prej një kohe të gjatë tashmë. Lind pyetja: A po përpiqeni ta bëni jetën kaq mirë sa po ju vijnë gjërat? Në raport me të tjerët bëni kujdes.
Horoskopi i Gaforres, Branko: Puna është padyshim pasioni juaj, çlodhja juaj, por këtë të shtunë mendoni edhe për partnerin/en.
Horoskopi Branko Luani: Pasionet mbi gjithçka. Nëse është gëzim apo dhimbje ju duhet të kuptoni dhe pranoni se jeta ecën përpara dhe duhet jetuar edhe pse në disa raste në kushte mbijetese.
Horoskopi i Virgjëreshës Branko: Ka disa dyshime që ju brejnë. E keqja është se po vazhdoni t’i ushqeni nl vend që t’i trajtoni me kujdes. Përgjigjja më e mirë, mbani mend, është gjithmonë aksioni, verifikoni para se të veproni mbi bazë dyshimi.
Horoskopi Branko Peshorja: Në dashuri jeni të pashqetësuar, nuk keni konkurrentë, por kjo nuk do të thotë të flini mbi dafina: kurojeni lidhjen tuaj duke u marrë me partnerin/en.
Horoskopi Branko Akrepi: Këtë të shtunë do ta nisni ditën fjalë për fjalë si me një hënë të shtrembër, por mos u shqetësoni, gjërat do të ndryshojnë për mirë pasdite.
Horoskopi Branko Shigjetari: Dikush po bie në dashuri me ju, por ndoshta jeni shumë i zënë dhe nuk e keni kuptuar ende.
Horoskopi Branko Bricjapi: Jeta kështu është, herë të jep e herë të merr: tani është koha për të marrë dhe mos i lëshoni pè askujt!
Horoskopi i Branko Ujori: Keni disa pishmane për një lidhje të kaluar. Jeni i/e sigurt se i keni larë duart me atë histori? Në ndërkohë, merruni ca më shumë me gjërat që keni për hobi dhe pasion.
Horoskopi i Peshqve Branko: Ëndrra ushqen jetën tuaj, por nuk është e thënë të "fluturoni", herë pas here përdorni pak pragmatizëm të shëndetshëm, veçanërisht në punë. /noa.al