Transmetuar më 18-05-2022, 18:11

Të gjithë po flasin për një urë që pritet të transformojë udhëtimin në Ballkan.

Ura e financuar nga Bashkimi Evropian dhe e ndërtuar nga një kompani kineze, lidh dy brigje kroate, të cilat janë të ndara nga një pjesë e vogël e territorit të Bosnjë-Hercegovinës.

Ura Peleshac e Kroacisë, së shpejti, do t’iu mundësojë udhëtarëve të shmangin disa pika të kontrollit kufitar, teksa ndërtimi i saj në vlerë 420 milionë euro, është financuar 85% nga Bashkimi Evropian.

Ura në fjalë që do të transformojë udhëtimin në Ballkan do të hapet në korrik, mirëpo jo të gjithë janë të mahnitur me strukturën e saj spektakolare. Veçanërisht banorët vendas.

Sipas net.hr, ura prej 2.4 kilometrash, pritet të zhdukë ndjeshëm distancat e rrugëve përgjatë bregdetit ballkanik.

Sipas mediave kroate, me hapjen e urës, shoferët në rrugën bregdetare të Kroacisë jugore aktualisht duhet të kalojnë një pikë të kontrollit kufitar në Bosnje e Hercegovinë, përpara se të kthehen sërish në Kroaci, që është territor i Bashkimit Evropian, pra më konkretisht rreth 9 kilometra më larg.