Transmetuar më 16-05-2022, 10:13

SHBA- Një biznes i veçantë ka nisur të lulëzojë si asnjëherë më parë në Amerikë.

Lifti brazilian i të pasmeve është një operacion kompleks në të cilin dhjami liposuksionohet nga barku ose pjesa e poshtme e shpinës ose pjesë të tjera me mish dhe përdoret për të zmadhuar dhe formuar vithet.

Modifikimi i trupit është më popullor dhe i mundshëm se kurrë.

Në vitin 2021, kishte 61,387 raste të personave që iu nënshtruan kësaj ndërhyrje, sipas Shoqërisë Aesthetic, një organizatë profesionale për kirurgët plastikë të certifikuar. Çmimi mesatar i një ngritjeje të të pasmeve braziliane në SHBA është rreth 5000 dollare. Por disa mjekë vlerësojnë se kostoja e procedurës në të cilën pacientët marrin kujdes të cilësisë së lartë varion nga 6,000 deri në 15,000 dollarë.

Shtëpi të panumërta shërimi janë krijuar në Miami, i cili është bërë vendi kryesor i këtij operacioni në SHBA. Pacientët kanë nevojë për të qëndruar diku dhe për t’u kujdesur gjatë dy javëve të para pas operacionit, e cila është pjesa më e dhimbshme e periudhës së rikuperimit.

‘New York Times’ ka intervistuar Randi Wright, një paciente e cila ka kryer këtë ndërhyrje në vitin 2020. Ajo hapi shtëpinë e saj të rikuperimit pasi kishte nevojë që të qëndronte diku gjatë procesit intensiv të shërimit.

Wright zgjodhi një nga shtëpitë e rikuperimit dhe pati një përvojë kaq pozitive sa vendosi të fillonte një biznes të ngjashëm të sajin. Brenda disa muajsh nga largimi, ajo u bë pronarja e re e Dream Body Recovery në Miami, e cila ka tre dhoma që mund të strehojnë deri në gjashtë klientë.