Transmetuar më 15-05-2022, 01:01

Ukraina ka fituar edicionin e vitit 2022 të Festivalit Evropian të Këngës që sivjet u zhvillua në Torino të Italisë. Kjo këngë mori votat e jurisë dhe publikut në këtë edicion të përvitshëm muzikor.

Ukraina mori shumë pikë nga votat me pagesë të publikut. Ajo arriti në 631 pikë duke kapërcyer renditjen që për shumë kohë mbajti Mbretërinë e Bashkuar e cila dhe me juritë profesioniste ishte në vend të parë.

Ndryshe nga vjet në Roterdam ku 3 netët u regjistruan dhe u dhanë një ditë më pas në TV, e marta, e enjtja dhe e shtuna në Torino ishin transmetim live.

Kënga Stefania e interpretuar nga Kalush Orkestra përfaqësoi Ukrainën në këtë edicion të Eurovision 2022.

Në votimin maratonë u bë lidhje direkt me 40 shtete, përfshirë Shqipërinë e cila 12 pikët maksimale ia dha Italisë si zakonisht.

Pas votave të publikut dhe jurive:

Ukraina 631 pikë

Mbretëria e Bashkuar 466 pikë

Spanja 459 pikë

Suedia 438 pikë

Serbia 312 pikë

Italia 268 pikë

Votat e jurive profesioniste

Më së shumti në votim, juritë e shteteve zgjodhën pikët maksimale për këngët që prezantuan shtete si Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Suedia, Greqia dhe Ukraina.

Këngë si ajo e Gjermanisë përfunduan me zero pikë kurse Franca dhe Islanda me 8 pikë modeste.

Nga vota e jurisë së 40 shteteve fituese ishte kënga e Mbretërisë së Bashkuar.

Duke qenë se pikët e jurive përfaqësojnë vetëm gjysmën e totalit, gjysma tjetër e pikëve vinte nga votat e publikut, ku qytetarët duke paguar 1 euro për SMS kanë votuar për këngën e tyre të preferuar pa limit votash.

Shtete si Serbia përmbytën rezultatin e jurive profesioniste nga shumë pikë që mori përmes votës me pagesë duke kapur provizorisht edhe vendin e parë.

Renditja nga pikët e jurive të 40 shteteve:

Mbretëria e Bashkuar 283 pikë

Suedia 258 pikë

Spanja 231 pikë

Ukraina 192 pikë

Portugalia 171 pikë

Greqia 158 pikë

Italia 158 pikë

Serbia

/noa.al