Transmetuar më 10-05-2022, 23:08

Kënga ‘Sekret’, një interpretim nga Ronela Hajati, e mbylli që në minutat e para debutimin në festivalin Evropian të muzikës, Eurosong 2022.

Kënga ishte e para që nisi natën e parë dhe u duartrokit kryesisht nga shqiptarët që ishin të pranishëm.

Porse kritika as që e vlerësoi këngën dhe juria e shpërfilli totalisht duke mos e përzgjedhur si një ndër 10 lëngët finaliste të natës së parë mes gjithsej vetëm 17 këngësh.

Ndërsa patriotizmi ishte me tepri kudo për Ronelën, vetë Kënga dështoi të ishte një hap më shumë se prezantimi fillestar.

Disa thonë se ky dështim tregoi edhe një herë se zgjedhjet shqiptare për në Eurovision duhet të jenë më të kujdesshme dhe me këngë që të jenë të pranueshme për juritë evropiane. /noa.al