Transmetuar më 09-05-2022, 22:18

Momente rrënqethëse. Nëna e re emigrante zemërohet me zyrat e lejeve të qëndrimit në Janinë. Mjaft më, tha, sulmoi veten me foshnjat që kishte pranë. Për më shumë lexoni raportin e mëposhtëm nga korrespondenti i noa.al në Janinë

JANINË, GREQI, 9 maj 2022 – Një grua e re, emigrante, shkoi sot në zyrat lokale të shtetit në Perama, Janinë, për të marrë leje qëndrimi, duke mbajtur në krahë dy foshnjat e saj.

Por kur arriti atje, doli duarbosh sepse zyrtarët e përcollën pa mbaruar punë. E pezmatuar dhe e zemëruar me këtë përfundim, ajo nuk gjeti më motive që të vazhdojë jetën.

Momentet ishin suspansë e fortë, tregon një dëshmitar. Gruaja e re doli në mes të rrugës, para zyrave të bashkisë dhe me një thikë që mbante në duar po tentonte të lëndohej.

Për ta bërë këtë, uli poshtë dy fëmijët dhe i la në oborrin e godinës lokale. Klithmat e trishta të gruas vunë në lëvizje dëshmitarët të cilët njoftuan policinë.

Në pak çaste aty mbërriti një ekip policor. Ata iu afruan gruas dhe arritëm t’i marrin thikën para se arma e ftohtë t’i shkaktonte asaj lëndime të rënda.

Më pas i morën dy foshnjat dhe i çuan në një çerdhe aty pranë për t’u kujdesur për to.

Me lëndime dhe në gjendje shoku, emigrantja është dërguar në Komisariat por më tej u pa e udhës që të dërgohet në spital.

Në foto po shikoni momentin kur policia merr dy fëmijët për t’i dërguar në çerdhen publike aty pranë. /noa.al