Transmetuar më 09-05-2022, 13:30

A i keni parë lajmet e kohëve të fundit? Përherë e më shumë njerëz po vizitojnë hapësirën, gjë që dekada më parë as që mendohej.

Por tani ka disa kompani që ofrojnë udhëtime në hapësirë, mjaft që të kesh një sasi të majme parash.

Mes atyre që po shkojnë në hapësirë ka femra dhe meshkuj.

Por tani ka lindur një pyetje tjetër: A është e mundur dhe a ka rrezik nëse kryen marrëdhënie intime në hapësirë, satelit të Tokës apo planet tjetër?

​​Shkencëtarët thonë se seksi në hapësirë është i pashëndetshëm dhe as duhet bërë përpjekje për këtë.

Studiuesit në Universitetin e Montrealit, Kanada që citon noa.al nga e përditshmja Bild, e shpjegojnë këtë teksa po paralajmërojnë:

"Seksi në hapësirë ​​mund të dëmtojë shëndetin tonë! Kjo ndodh për shkak se mungesa e peshës dëmton transportin e qelizave në trupin e njeriut dhe mund të ndodhë "ngarkesa". Pasojat e mundshme: sëmundje nervore si Alzheimer ose Parkinson!"

Dhe dihet që këto janë sëmundje kronike që çojnë në vdekje. Ndaj tani që udhëtimet në hapësirë po bëhen si "unaza", një këshillë e re po futet për udhëtarët: Mos bëni seks në hapësirë! /noa.al