Transmetuar më 06-05-2022, 22:47

Na duket shtrenjtë, por Shqipëria renditet ndër vendet më të lira në Ballkan për të jetuar. Kur bëhet fjalë për pagën apo të ardhurat pastaj, renditet ndër më të shtrenjtat.

Vendi më i shtrenjtë në Ballkan është Kroacia që në listën prej 139 vendeve renditet në vendin e 59-të.

Shqipëria radhitet në vendin e 99-të si një nga vendet më të lira në Ballkan.

Sipas një infografike të publikuar nga Radio Evropa e Lirë versioni në gjuhën serbe në Kroaci janë çmimet më të larta në Ballkan ndërkaq në Kosovë më të ultat.

Kroacia radhitet e para si vendi më i shtrenjtë në Ballkan, pastaj vjen Mali i Zi, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe e fundit në listë është Kosova si vendi më i lirë.

Në nivel botëror, Bermudet dhe Zvicra janë vendet më të shtrejta për jetë ndërsa Pakistani dhe Afganistani më të lirat.