Transmetuar më 06-05-2022, 17:57

TIRANË– 44 persona janë infektuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka asnjë viktimë nga pandemia e koronavirusit, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë.

Njoftimi i Plotë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 971 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 44 qytetarë, në këto bashki: 24 në Tiranë, 6 në Sarandë, 3 në Fier, nga 2 qytetarë në Kurbin, Lushnje, Vlorë, nga 1 qytetar në Shkodër, Vau i Dejës, Durrës, Divjakë, Gjirokastër, Janë 285 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 49 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,529 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (06 Maj 2022)

Raste të reja ditore 44 Të shëruar në 24 orë 49 Të shtruar në spitale 7 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 971

Testime totale 1,811,203 Raste pozitive 275,310 Raste të shëruara 271,529 Raste Aktive 285 Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 175 Fier 39 Vlorë 28 Shkodër 9 Elbasan 7 Durrës 7 Lezhë 6 Korçë 4 Gjirokastër 4 Berat 3 Kukës 3