Transmetuar më 06-05-2022, 13:41

Parandalimi dhe kontrolli epidemik në Kinë është në një fazë kritike. Duke trajtuar këtë problem shumë të rëndësishëm për vendin, presidenti kinez Xi Jinping ka nënvizuar në marrjen e masave për implementimin e politikës “zero Covid dinamike".

Qysh nga shpërthimi i pandemisë së Covid -19 Kina është fokusuar në marrjen e masave të gjithanshme  për parandalimin dhe kontrollin e pandemisë, duke e mbajtur nën kontroll atë.

Edhe situata e tanishme në Shangai po menaxhohet me kujdes dhe vëmendje të veçantë.

Afro 9000 pika të testimit të acidit nukleik ishin krijuar në Shangai deri në mbrëmjen e së mërkurës.

Mbi 4500 janë hapur në shërbim dhe të tjerat hapen  sipas situatës  dhe kërkesave që vijnë nga terreni.

Pandemia globale vijon të jetë në nivel të lartë, virusi është në ndryshim dhe ekziston pasiguri e madhe  mbi zhvillimin e tij.

Përballë kësaj situate qeveria ka intensifikuar masat për të mbajtur nën kontroll  shpërthimin potencial të mundshëm, pasi situata në Shangai ka qënë më e rënda që pas betejës së  Whan-it.

Kina është një vend me popullsi të madhe dhe me një numër të madh të moshuarish, me zhvillim rajonal të pabarabartë dhe burime mjekësore të përgjithshme, të pamjaftueshme.

Përballë këtij realiteti të njohur e të pranuar nga autoritetet, lehtësimi i parakohëshëm i masave, është konsideruar i nxituar. Përpjekjet në drejtim te politikës “zero Covid dinamike” do të intensifikohen përmes një sërë masash, për të konsoliduar në mënyrë të vendosur arritjet e siguruara me vështirësi në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë.