Transmetuar më 06-05-2022, 11:50

Në Twitter, ylli legjendar i pop-it e bëri publike kërkesën e saj religjioze, duke e përmendur atë në mënyrë eksplicite, përmes një etiketimi në llogarinë zyrtare të Papës së Vatikanit.

“Përshëndetje Papa Françesku, unë jam një katolike e mirë. Të betohem! Dua të them, nuk shaj”, – shkruan Madonna, me një lojë fjalësh bazuar në foljen ‘të betohem’ (që, në varësi të kontekstit, mund të nënkuptojë edhe ironi).

Më pas, këngëtarja shton: “Kam disa dekada që nuk jam rrëfyer. A do të ishte e mundur të takoheshim një ditë për të diskutuar gjëra të rëndësishme? Më kanë shkishëruar tri herë, nuk më duket e drejtë. Sinqerisht, Madonna”.

Madona, edhe në të kaluarën i ishte drejtuar Papa Françeskut. Gjatë karrierës së saj të gjatë dhe vezulluese, ylli i pop-it, me origjinë italiane, ka pasur disa probleme me Vatikanin, si për zgjedhjen e emrit të skenës, ashtu edhe për disa referenca, të konsideruara në kufijtë e blasfemisë, në disa këngë, si ‘Like a prayer’.

Para disa vitesh, në një intervistë, Madonna kishte deklaruar: “Nëse do të kisha mundësi të takohesha me Papa Françeskun, do t’i thoja: Të flasim për këndvështrimin e Jezusit mbi grate”.