Transmetuar më 04-05-2022, 00:00

Nëse janë kaq shumë galaksi, yje dhe planete, atëherë ku janë alienët dhe pse nuk kemi dëgjuar nga ata? Këto janë pyetje që i bëjnë të gjithë.

Por tani një studim ka zbuluar se kur njerëzimi mund të ketë kontaktin e parë me jashtëtokësorët.

Ekspertët e Universitetit të Pekinit mendojnë se në rastin më të mirë, duhen edhe 2000 vite të tjera, ndërsa në rastin më të keq, plot 400 mijë vjet.

Një studim i mëparshëm, i Universitetit të Notingemit, në vitin 2020, doli në përfundimin se ka 36 qytetërime jashtëtokësore komunikuese.

Një muaj më parë, shkencëtarët zbuluan planet e tyre për të dërguar një mesazh radio në hapësirë, me koordinatat e Tokës. Ky mesazh është një version i ri i të famshmit mesazh Arecibo, që u dërgua në vitin 1974, me shpresën që të perceptohet nga qytetërimet jashtëtokësore. Noa.al