Transmetuar më 01-05-2022, 19:09

Tiranë- “Power Kidz”, rubrika e njohur nga “E diela shqiptare” në Tv Klan që sfidon aftësitë, dijet dhe talentet e fëmijëve ka mbërritur në finalen e madhe. Kupa e këtij edicioni do t’i dorëzohet fituesit nga ajo që e përfaqëson më së miri arsimin në vend, ministrja e Arsimit, Evis Kushi. 4 fëmijët finalistë: Luisa, Isla, Marina dhe Deniz po ziejnë nën ethet e finales së madhe, ndërsa ministrja zbulon emrin e fituesit.

Evis Kushi: Një nga mësimet më të mira që fëmiëjt marrin nga ky program është që jeta është një garë dhe garën e fiton ai që është më i miri. Fëmijët mësohen me konkurrencën. Edicionin e 7-të të “Power Kidz” e fiton Luisa.

Mes lotësh, Luiza Pisku ngre lart kupën e “Power Kidz”. Veç saj, fituesi ka një udhëtim pushimesh me gjithçka të përfshirë së bashku me prindërit./