Transmetuar më 01-05-2022, 07:27

Sipas MeteoAlb orët e para të ditës do të sjellin në vendin tonë kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë kufirit lindor.

Por mesdita dhe pasditja shtojnë vranësirat në vend, duke sjellë reshje shiu në shtrirjen Lindore e pjesërisht në zonat Qëndrore.

Ndërsa mbrëmja përmirëson gradualisht motin në një pjesë të mirë të territorit.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndiomore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Vranësirat e shpeshta do të mbizotërojnë në të gjithë Kosovën për gjatë gjithë ditës.

Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime duke sjellë shira të pakët në pothuajse gjithë vendin, ku me mot të qëndrueshëm do të jenë pjesërisht në zonat Qëndrore.

Maqedonia e Veriut

MV do të jetë në mbizotërimin e masave të paqëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin reshje shiu. Pothuajse gjithë dita do të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta, por priten dhe intervale të shkurtra me kthjellime në vend.

Rajoni dhe Europa

Europa Lindore dhe Skandinavia paraquten në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Po ashtu me kthjellime dhe vranësira kalimtare do të jetë pjesërishtë Qëndra e kontinentit dhe Gadishulli Iberik.

Ndërsa pjesërisht Europa Jugore do të jetë me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu.

Britania e Madhe mbetet në mbizotërimin e shirave, ku herë pas here do të jenë të shoqëruara më mini stuhi ere.

Maji parashikohet të jetë muaj i paqëndrueshëm me alternime dielli dhe shiu.