Transmetuar më 30-04-2022, 23:43

Netflix ka njoftuar se do të sjellë sërish serialin e suksesshme spanjoll “Money Heist ” gjatë sezonit të verës, por kësaj here në versionin korean.

Money-Heist Korea ka publikuar trailerin e fundit dhe njëherësh datën e premierës. “La casa de papel” do të vijë në variantin korean për të gjithë ata që nuk e panë, ose për ata që i ka marrë malli. Seriali do të publikojë sezonin e parë në 24 qershor.

“Money Heist” (i njohur në spanjisht si “La Casa de Papel”) përfundoi vitin e kaluar pas pesë sezonesh. Ai ndoqi një organizator kriminal misterioz të quajtur “El Profesor” dhe grupi i i tij i hajdutëve, ndërsa ata përpiqeshin të grabisnin bankën Spanjës.

Shfaqja mahniti audiencën në të gjithë globin. Versioni i ri korean, i drejtuar nga Kim Hong-sun, pritet të ndjekë një komplot të ngjashëm me origjinalin.

Aktorët nuk duken në trailer. Maskat tipike ua mbulojnë fytyrat dhe kështu kasti mbetet surprizë.

Në vend të maskës së firmës Salvador Dali të përdorur në “Money Heist”, shfaqja e re përdor një maskë tradicionale koreane Hahoetal.

Vitet e fundit filmat dhe serialët koreanë kanë fituar popullaritet. Mjafton të kujtojmë “Squid Game” që po bën gati sezonin e dytë. Po deri atëherë, le të shikojmë “Money Heist – Korean”.