Transmetuar më 29-04-2022, 18:54

Tiranë- Devijon trafiku i automjeteve te rrethrrotullimi i TEG.

Punimet në këtë aks të rëndësishëm kanë hyrë në një fazë të re pasi do të fillojnë punimet për nënkalimin e aksit kryesor.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se duke filluar nga nesër datë 30.04.2022 trafiku i makinave do të spostohet në rampat anësore hyrëse dhe dalëse të rrethrrotullimit.

Hyrja në TEG do të bëhet me një sens lëvizje, vetëm hyrje.

Dalja do të bëhet nga mbrapa TEG-ut në anën veriore.