Transmetuar më 28-04-2022, 23:12

Një deklaratë që bëri sonte kryeministri Edi Rama, duket të ketë pasur një lapsus sa i përket numrit të shteteve që përfshijnë Ballkanin.

Z.Rama thotë se janë gjithsej 6 shtete. Por në të vërtetë, ashtu siç është mësuar prej vitesh edhe në histori-gjeografi, janë plot 12 shtete ose dy herë më shumë nga sa tha sot z.Rama.

Vendet që përbëjnë Ballkanin janë Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kosova, Rumania, Bullgaria, Kroacia, Sllovenia  Serbia, Greqia dhe Turqia.

Por edhe nëse z.Rama do të aludonte se e kishte fjalën vetëm për Ballkanin Perëndimor sërish do të ishte gabim pasi kjo pjesë e gadishullit Ballkanik ka shtatë shtete dhe ato janë Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Kroacia.

Dy fjalë për Ballkanin

Vendet që shtrihen në Gadishullin Ballkanik quhen shtetet e Ballkanit. Rajoni shtrihet në skajin juglindor të kontinentit evropian dhe përbëhet nga 12 vende.

Ballkani është një nga 3 gadishujt e bregdetit jugor të Evropës dhe rrethohet nga katër dete, Adriatik, Jon, Egje dhe Deti i Zi.

Fjala Ballkan vjen nga turqishtja, male dhe është emërtuar kështu pasi pjesa më e madhe e gadishullit është e mbuluar me vargmalet malore.

Ballkani Perëndimor

Emri "Ballkani Perëndimor" përshkruan vendet në skajin perëndimor të rajonit, përgjatë bregut të Adriatikut. Ballkani Perëndimor përfshin Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kroacinë, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë.