Transmetuar më 28-04-2022, 20:44

Mali i Zi- Dritan Abazoviç është zyrtarisht kryeministri i ri i Malit të Zi. Qeveria e tij është miratuar në kuvend me 45 vota pro.

Kuvendi zgjodhi këtë të enjte qeverinë e 43-të të Malit të Zi, dhe kështu Ballkani ka nga sot një kryeministër të tretë shqiptar

Për zgjedhjen e qeverisë së re dhe miratimin e kryeministrit votuan 45 deputetë të mazhorancës së re, ndërsa kundër tre deputetë të SD-së.

Qeveria do të ketë 18 ministri dhe në përbërje ka edhe dy ministra shqiptarë. Abazoviç i ka besuar Ministrinë e Administratës Publike Marash Dukajt, ndërsa Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave është propozuar për t’u drejtuar nga Fatmir Gjeka, i cili më herët ka drejtuar komunën e Ulqinit.