Transmetuar më 24-04-2022, 18:59

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 593 testime, 37 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 24 të shëruar në 24 orët e fundit

Situata: Janë kryer 593 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 37 qytetarë, në këto bashki: 18 në Tiranë, 3 në Dimal, nga 2 qytetarë në Pogradec, Vlorë, Lushnje, Fier, Durrës, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Dibër, Himarë, Gjirokastër, Berat. Janë 439 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,893 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Prill 2022)

Raste të reja ditore 37 Të shëruar në 24 orë 24 Të shtruar në spitale 7 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 593

Testime totale 1,800,323 Raste pozitive 274,828 Raste të shëruara 270,893 Raste Aktive 439 Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 302 Vlorë 34 Fier 32 Korçë 15 Gjirokastër 12 Berat 12 Shkodër 9 Durrës 9 Elbasan 7 Kukës 3 Lezhë 3 Dibër 1