Transmetuar më 22-04-2022, 19:20

Dramë e dhimbshme me një djalë të mitur nga Shqipëria, i cili nisi një udhëtim aventurë të detyruar nga Tirana deri në Itali, duke mos duruar më dhunën e të atit.

Adoleshenti 16 vjeçar, u dorëzua sot në policinë italiane në Arezzo, raporton noa.al duke cituar agjencinë e lajmeve Ansa.

Ai nuk dinte asnjë fjalë italisht, por, me ndihmën e një përkthyesi, tregoi se kishte ikur nga një situatë e vështirë në Shqipëri dhe me mjete të rastit se kishte mbërritur në Itali në Monte San Savino (Arezzo) ku u paraqit para karabinierëve.

Djali vetëm 16 vjeç, tha se ishte larguar nga Tirana dhe, me autostop, si dhe duke u futur në autobus dhe tren mbërriti në Monte San Savino.

Karabinierët njoftuan shërbimet sociale të bashkisë dhe prokurorinë publike për të miturit në Firence, që të hapin një dosje dhe të përpiqen të rindërtojnë historinë dhe arsyet që e shtynë të miturin të largohej nga vendi dhe të mbërrinte në Aretino.

Sipas asaj që djali i ka thënë karabinierëve, ishte larguar nga vendi i tij, sipas tij, sepse ishte lodhur nga keqtrajtimi i të atit. /noa.al