Transmetuar më 22-04-2022, 08:24

KOSOVË– Presidenti i Letonisë, Egils Levits, do zhvillojë një vizitë në Kosovë.

Pas vizitë në Maqedoninë e Veriut, Levits pritet të mbërrijë në orën 10:00 në Prishtinë. Mediat vendase kanë zbardhur axhendën e vizitës.

Në orën 11:00 do të mbjellë pemën që simbolizon miqësinë mes dy vendeve kurse në orën 11:40, do të mbajë një konferencë të përbashkët për media me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Në orën 12:15, ai do të pritet në takim nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kurse në orën 12:50 do të ketë takim me kryeministrin Albin Kurti.

Takimet e tjera të kreut të shtetit letonz do të jenë me komandantin e KFOR-it si dhe me trupat letoneze që veprojnë në kuadër të KFOR-it. Noa.al