Transmetuar më 13-04-2022, 08:53

Në një skenar që zhvillimet mund të çojnë në Luftën e Tretë Botërore, Rusia do të ketë pesë vende të fuqishme në krah, diçka që do t’i lejojë asaj t’i përgjigjet SHBA-së dhe NATO-s, shkruan noa.al duke cituar Daily Express. Këto 5 vende përbëjnë dhe më shumë se gjysmën e popullsisë botërore.

NATO nuk ka plane të ndërhyjë në një operacion të posaçëm ushtarak në Ukrainë, pasi ka frikë nga një konfrontim i madh.

Aleanca e Atlantikut të Veriut është një bashkim i fortë, por në rast të një konflikti global, Rusia thotë se do të mbrojë veten. Përveç kësaj, Kremlini pret të ketë mbështetje të jashtme.

Kina dhe India

Pekini është neutral ndaj operacionit special në Ukrainë. Ai përpiqet të mos mbështesë në mënyrë eksplicite asnjërën palë. Në të njëjtën kohë, Kina me 1.4 miliardë banorë ka pohuar se marrëdhëniet e saj me Rusinë janë në nivelin e një "partneriteti strategjik". Në një Luftë të Tretë Botërore hipotetike, Kina duket të jetë në anën e Moskës.

India me 1.5 miliardë banorë vazhdon të zhvillojë marrëdhënie me Rusinë, pavarësisht presionit të SHBA. Ajo nuk pranoi të vendoste sanksione ndaj Moskës.

Kremlini është një nga eksportuesit më të mëdhenj të armëve në Nju Delhi. Dy vendet nënshkruan një marrëveshje katër vjet më parë për të shitur 5.43 miliardë dollarë sisteme raketore anti-ajrore S-400.

Afrika e Jugut, Brazili dhe Meksika

Afrika e Jugut ka rikonfirmuar bashkëpunimin e saj me Kremlinin. Dy shtetet po ndërveprojnë më ngushtë se kurrë më parë. Ky vend ka vënë në dukje vazhdimisht se Perëndimi po frikëson vazhdimisht Rusinë.

Nga ana tjetër Moska po përpiqet të prezantojë veten si forcë paqeruajtëse në politikën botërore.

Brazili dhe Meksika kanë treguar besnikërinë e tyre ndaj Rusisë duke mos vendosur kufizime ndaj saj. Asnjë nga këto shtete nuk e kritikoi Moskën për luftën që e shiti si një operacion special në Ukrainë. /noa.al