Transmetuar më 11-04-2022, 08:45

E ardhur nga Anglia, një vajzë 26 vjeçare nisi punë në një farmaci në Kalatho të ishullit grek Kos në Rodos dhe atje u njoh me një djalë shqiptar 21 vjeç. Teksa punonin së bashku, u tërhoqën fizikisht dhe raporti intim pasoi me dëshirën e të dyve.

Një ditë, ajo u fut në dhomën pas një restoranti afër punës ku jetonte shoku grek i të dashurit të saj dhe nisi të bëjë seks me 21 vjeçarin shqiptar. Ato momente shfaqet dhe i riu tjetër, grek 23 vjeç, lakuriq.

Që të tre përfshihen në një vorbull aktesh intime duke kaluar minuta pasionante në grup.

Por më pas, duket se 26 vjeçarja britanike është penduar edhe pse e dinte se djali tjetër gjendej në atë dhomë. Ishte 30 korriku 2017 ora 7 e 30 e mëngjesit kur ndodhi kjo, por kohë më pas, ajo vendosi të denoncojë në polici se ishte përdhunuar në grup.

I riu shqiptar dhe ai grek u përfshinë në kalvar arrestesh dhe hetimesh që zgjatën gati pesë vjet.

Këto ditë, gjykata në Rodos zbuloi të vërtetën: E gjitha ishte një mashtrim, anglezja kishte gënjyer duke dhënë version të rremë të asaj që kishte ndodhur.

Hetimi provoi se nuk kishte gjurmë dhune dhe asnjë provë tjetër që të mbështeste se ajo ishte përdhunuar.

Në këto kishte gjykata e shpalli fajtore të renë angleze dhe e dënoi me 3 vjet burgim. Ndërsa shpalli të pafajshëm të riun shqiptar dhe atë grek. /noa.al