Transmetuar më 04-04-2022, 21:38

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Çiljeta Kormuzi ka dhënë mendimin e saj për Efin.

Ajo është shprehur se konkurrentja është personazhi më fallco nga mënyra se si sillet me vajzat dhe me djemtë në program.

“Efi personazhi më fallco, që nga mënyra se si sillet me çunat me gocat, në moment zihet, në moment të flet. Në një më fliste, kur unë flisja me Mevlanin dhe me ndonjë nga çunat e tjerë i hipte xhelozia dhe nuk të fliste gjatë gjithë javës. Unë kam kontakte me të gjithë gocat e programit por me atë s’kam”, është shprehur ajo.

Çiljeta ishte një ndër konkurrentet më të komentuara pasi që me hyrjen e saj ajo u shpreh që është mamaja e një fëmije. Hyrja e saj gjithashtu shkaktoi polemika dhe debate të herëpashershme me Efin duke qenë se ajo shprehu haptazi pëlqimin për Mevlan Shabën. Para disa ditësh, Çiljeta u largua përfundimisht nga “Përputhen” për t’iu përkushtuar vajzës së saj.

Ajo gjithashtu habiti me deklaratën e saj në program ku u shpreh se familja e ish-bashkëshortit nuk e kishin lejuar që të takonte fëmijën.

Sipas konkurrentes, ata ndërmorën këtë veprim sepse nuk e kishin pritur mirë faktin që ajo kishte treguar historinë e tyre në emision.