Transmetuar më 28-03-2022, 08:04

Incident në ndarjen e çmimeve ‘Oscar 2022’. Aktori godet prezantuesin në skenë.

Ish-Princi Fresh i Bel-Air fitoi çmimin gjatë ndarjes së çmimeve Oscar të 94-të për performancën e tij si Richard Williams, babai i superyjeve të tenisit Venus dhe Serena Williams, në filmin biografik King Richard, i cili është gjithashtu i nominuar për filmin më të mirë. Fitorja do të mbetet në hije nga një moment që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Pasi prezantuesi, Chris Rock bëri një shaka për gruan e Smith, Jada Pinkett Smith, Will doli në skenë dhe e goditi me shuplakë komedianin. Asnjë nuk reagoi ndërsa Smith vazhdoi të mallkonte Rock-un.

Smith i tha Rokut “mbaje larg emrin e gruas sime nga goja jote e ndyrë!”

Rock ishte prezantuesi i ndarjes së çmimeve Oscar në vitin 2016, ku bëri një shaka për bojkotin e çmimeve Oscar nga Jada Pinkett-Smith, duke thënë në thelb se ajo nuk ishte e ftuar gjithsesi.