Transmetuar më 23-03-2022, 18:49

Covid po shkuan drejt "shuarjes" në Shqipëri. Ndonëse në disa shtete në Europë dhe në shtetet aziatike ka një rritje në vendin tonë shifrat janë të ulëta. Ministria e Shendetësisë raporton se sot kanë rezultuar vetëm 18 shtetas të infektuar. Kjo shifër ka rezultuar nga 550 testime, ndërsa rezultojnë 186 persona që e kanë fituar betejën me Covid.

"Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2", thuhet në njoftimin e ministrisë.

Raporti i ministrisë

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 550 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 18 qytetarë, në këto bashki:

8 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Lushnje, Sarandë, nga 1 qytetar në Gjirokastër, Vlorë, Patos, Vorë, Durrës, Kukës. Janë 587 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.

Janë shëruar 186 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,256 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Mars 2022)

Raste të reja ditore 18 Të shëruar në 24 orë 186 Të shtruar në spitale 19 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 550

Testime totale 1,769,904 Raste pozitive 273,164 Raste të shëruara 269,256 Raste Aktive 419 Humbje jete 3,489

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 191 Fier 70 Vlorë 54 Elbasan 21 Gjirokastër 16 Kukës 14 Korçë 13 Berat 11 Shkodër 10 Durrës 8 Dibër 6 Lezhë 5