Transmetuar më 20-03-2022, 11:52

Një 24-vjeçar është i stresuar për shkak të punës së tij pasi shefi është tepër kërkues. Ai i ka dërguar letër psikologes Deidre ku i shpreh shqetësimin se i kanë nisur problemet shëndetësore prej stresit në punë.

Letra: Unë kam frikë të shkoj në punë për shkak të shefit tim. Jam 24 vjeç. Isha shumë i lumtur kur nisa këtë punë por më është kthyer në makth.

Edhe pse sapo kam filluar, kam shumë ngarkesë në punë dhe ka një numër të madh dosjesh me të cilat duhet të punoj. Është e pamundur të përfundoj të gjitha përgjegjësitë e mia.

Puna ime është 9-5 por punoj deri në deri në 8 të mbrëmjes dhe nuk paguhem për orët shtesë. Kam filluar të kem probleme me stomakun dhe doktori më thotë se ka të bëjë me stresin, por nuk mund të flas me menaxherin tim. Ai është shumë strikt dhe e kam parë teksa i bërtet kolegëve.

Kam frikë t’i afrohem se mund të më pushojë nga puna.

Deidre: Duket sikur kërkesat e shefit tënd janë të pakuptimta. Nëse e ndjen veten se nuk mund të flasësh me të, shko tek burimet njerëzore dhe shpjegoji se sa i stresuar je.