Transmetuar më 16-03-2022, 18:17

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1107 testime, 93 qytetarë të infektuar, një humbje jete dhe 99 të shëruar në 24 orët e fundit

Situata: Janë kryer 1107 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 93 qytetarë, në këto bashki:

27 në Tiranë, 10 në Vlorë, 9 në Sarandë, 7 në Gjirokastër, 6 në Elbasan, 4 në Fier, 3 në Kukës, Patos, Lushnje, Gramsh, 2 në Kurbin, Dibër, Delvinë, Kuçove, 1 në Shkodër, Pukë, Fushë-Arrëz, Tropojë, Lezhë, Kavajë, Pogradec, Berat, Belsh, Prrenjas.

Janë 655 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 42 pacientë, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit  ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv, një qytetar 79 vjeç nga Berati.

Janë shëruar 99 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,662 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Mars 2022) Raste të reja ditore           93 Të shëruar në 24 orë        99 Të shtruar në spitale         42 Humbje jete në 24 orë        1 Testime ditore                   1107

Testime totale               1,762,808 Raste pozitive                   272,804 Raste të shëruara             268,662 Raste Aktive                        655 Humbje jete                        3,487

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              246 Fier                  129 Kukës              58 Vlorë                57 Shkodër          54 Gjirokastër      31 Elbasan           25 Korçë               21 Lezhë              17 Berat                  6 Durrës                6 Dibër                  5