Transmetuar më 12-03-2022, 21:09

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 69 raste të reja me Covid dhe asnjë humbje jete. Në 24 orët e fundit mësohet se janë shëruar 177 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 268,270 prej fillimit të pandemisë, ndërkohë rezultojnë 866 raste aktive me koronavirus.

Njoftimi i MSH-së:

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 69 raste pozitive për Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 1469 testime të kryera, pozitivë për virusin rezultuan 24 qytetarë në Tiranë, 7 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Berat, Durrës, nga 4 qytetarë në Vlorë, Delvinë, nga 2 qytetarë në Elbasan, Patos, nga 1 qytetarë Fushë Arrëz, Kukës, Tropojë, Lezhë, Mirditë, Kurbin, Krujë, Kamëz, Fier, Lushnje, Selenicë, Himarë, Gjirokastër, Memaliaj, Devoll, Poliçan.

Ndërkohë, janë 866 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 42 pacientë, nga të cilët 4 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 177 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,270 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Mars 2022) Raste të reja ditore 69 Të shëruar në 24 orë 177 Të shtruar në spitale 42 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 1469

Testime totale 1,759,696 Raste pozitive 272,621 Raste të shëruara 268,270 Raste Aktive 866 Humbje jete 3,485

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 288 Fier 173 Shkodër 82 Kukës 81 Vlorë 75 Lezhë 49 Elbasan 29 Korçë 24 Durrës 22 Berat 21 Gjirokastër 19 Dibër 3