Transmetuar më 11-03-2022, 18:03

Ministria e Shëndetësisë njofton se sot ka pasur një humbje jete nga Covid dhe 73 raste të reja të infektimit. Një qytetar nga Shkodra i moshës 77-vjeçare nuk ka mundur ti shpëtojë sëmundjes së këtij shekulli, duke humbur betejën me koronavirusit.

Sipas raportit ditor mësohet se janë shëruar 217 qytetarë, ndërsa 4 të tjerë janë në gjendje të rëndë dhe po kurohen në spital.

Njoftimi i ministrisë

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1041 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 73 qytetarë, në këto bashki: 22 në Tiranë, 9 në Sarandë, 5 në Delvinë, nga 4 qytetarë në Vlorë, Divjakë, Durrës, 3 në Fier, nga 2 qytetarë në Shkodër, Krujë, Patos, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Librazhd, Gramsh, Poliçan, Kuçovë, Korçë, Dropull, Selenicë, Mallakastër, Lushnje, Shijak, Mirditë, Lezhë, Tropojë, Kukës.

Janë 974 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 39 pacientë, nga të cilët 4 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Shkodra 77 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes. Janë shëruar 217 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,093 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Mars 2022) Raste të reja ditore 73 Të shëruar në 24 orë 217 Të shtruar në spitale 39 Humbje jete në 24 orë 1 Testime ditore 1041

Testime totale 1,758,227 Raste pozitive 272,552 Raste të shëruara 268,093 Raste Aktive 974 Humbje jete 3,485

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 288 Fier 183 Lezhë 137 Kukës 91 Shkodër 85 Vlorë 69 Elbasan 40 Korçë 23 Gjirokastër 22 Berat 17 Durrës 16 Dibër 3