Transmetuar më 09-03-2022, 19:05

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1187 testime, 75 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 104 të shëruar në 24 orët e fundit

Situata: Janë kryer 1187 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 75 qytetarë, në këto bashki: 36 në Tiranë, 8 në Fier, nga 3 qytetarë në Durrës, Delvinë, Sarandë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Pukë, Gjirokastër, Korçë, Devoll, nga 1 qyterar në Fushë Arrëz, Kukës, Tropojë, Mirditë, Kamëz, Patos, Divjakë, Mallakastër, Konispol, Memaliaj, Elbasan, Gramsh.

Janë 1153 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv. Janë shëruar 104 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,776 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (09 Mars 2022)

Raste të reja ditore 75 Të shëruar në 24 orë 104 Të shtruar në spitale 45 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 1187

Testime totale 1,755,947 Raste pozitive 272,412 Raste të shëruara 267,776 Raste Aktive 1153 Humbje jete 3,483

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 333 Fier 203 Lezhë 185 Kukës 94 Shkodër 83 Elbasan 77 Vlorë 59 Gjirokastër 24 Korçë 38 Berat 30 Durrës 23 Dibër 4