Transmetuar më 08-03-2022, 15:26

Nuk jam ekonomist, por një gjë e kuptoj shumë mirë: rritja e çmimeve në treg çon në rritjen e të ardhurave në buxhet nga taksat që aplikohen në konsum. Dmth, 20% i tvsh i aplikuar mbi çmimet e rritura të konsumit në vlerë absolute është më i lartë sesa para rritjes së çmimeve.

Pra qeveria shton të ardhurat në kohë krize fiks si spekulantët në treg. Një spekulante e madhe madje. Kryespekulante, që rrjep lëkurën e popullit të vet. Edi Rama, me detyrë kryeministër, thotë se nuk i prek taksat. Dmth, nuk pranon të ndalojë spekulimin e qeverisë.

Po cila është detyra e shtetit, veçanërisht në kohë krizash, të shtojë të ardhurat në buxhet, apo të mbrojë popullsinë nga rritja e çmimeve?! Detyra parësore e shtetit/qeverisë është mbrotja e popullatës , jo shtimi i të ardhurave.

Kryeministri nuk mund të thotë se qeveria s’ka gjë në dorë, se pastaj duhet ta pyesim: Për çfarë i duheni këtij mileti ju?!!! Çdo shtet do të ulte, qoftë dhe përkohësisht, barrën fiskale dhe po që nevoja edhe shpenzimet publike që të ndihmonte popullsinë të përballojë krizën e çmimeve.

Përse u dashka të ecim në këmbë, në vend që të ndalojmë pagesat e inceneratorit të Sharrës që nuk ekziston fare, meqë ra fjala?! Çfarë kuptimi ka të harxhojmë para për rrugë, kur nuk kemi naftë për t’i përdorur ato?!

Çfarë llogjike është kjo?! Çfarë qeverisje quhet kjo?! Një qeveri që nuk mbron popullatën, por e rrjep atë paturpsisht, ka kaluar çdo limit! Nuk besoj se ka nevojë të jesh ekonomist për të kuptuar kaq gjë, apo jo?!

Po Edi Rama tallet me popullin e vet shpresëvrarë… Tallet duke e rrjepur pa mëshirë!!! Veçanërisht me ata që e votojnë, tallet më shumë…