Transmetuar më 24-02-2022, 08:34

Nga Ylli Manjani

Një pyetje kam për shqiptarët e Facebook që jetojnë në shtete të ndryshme në Evropë:

A e njihni ambasadorin/en Amerikan/e në shtetin ku jetoni?! E keni parë gjëkundi në televizor apo rrjete sociale atje duke dhënë mend për çështjet e shtetit ku jetoni?!

Po duke shprehur konsiderata negative apo pozitive për aktorët politike, kandidatët apo deputetët e vendit ku jetoni?!

Apo mos i keni parë duke “luftuar” korrupsionin në drejtësi atje?!

Pash Zotin na e thoni përgjigjen e këtyre pyetjeve, para se të na bëni dërr dërr duke na kërkuar hesap pse kritikojmë këtu sjelljen skandaloze të ambasadores Amerikane!

Po pse ne që jetojmë këtu e paskemi me detyrim të njohim e të pranojmë çdo budallallëk të një ambasadoreje?! As e votojmë e as e paguajmë atë. Përse?!

Dhe më në fund, nëse ju pëlqen Shqipëria nën propagandën e ambasasës Amerikane, hajdeni e jetoni këtu! Lërini vendet ku jetoni meqë as e keni idenë se kush është ambasadori i Amerikës atje.

Bujrum në Shqipëri e shijojeni “lumturinë” që ju mungon atje!

Hajdeni e mos na kërkoni hesap neve që jetojmë këtu.

***

Nuk janë shumë, por aq sa janë, shqiptarë që më shprehin në inbox shqetësime mbi kritikat e mia ndaj sjelljes skandaloze të zonjës Kim.

Për të gjithë këto shqiptarë e kam këtë reagim të përhershëm…

* Qëndrimet e autorit nuk përfaqësojnë vijën editoriale të NOA.al