Transmetuar më 20-02-2022, 07:57

Ishte zhdukur para 5 ditësh, aktorja Lindsay Perlman është gjetur e pajetë brenda makinës së saj.

Trupi i 43-vjeçares u gjet i mbështjellë me një batanije.

Shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar ende ndërsa pritet të mësohen më shumë detaje rreth kësaj ngjarje të rëndë.

Perlman ka pasur role në seriale të ndryshme televizive si Hospital dhe Chicago Justice.

Ishte një aktore e dashur për publikun.