Transmetuar më 06-02-2022, 07:45

Po afron 14 shkurti, dita e lindur për të qenë romantikë, të ëmbël dhe të paharrueshëm. Me të, vjen edhe ankthi për të gjetur nje dhuratë, të madhe apo të vogël, që do të depërtojë në zemrën e personit të cilit dëshiron t’i shprehësh dashurinë tënde.

Çfarë të zgjidhni për të dashurin, burrin, partnerin? Dhurata për të, nga kravata apo ora klasike, deri tek ato më origjinalet dhe të personalizuarat.

Pavarësisht nëse jeni një nga ata çifte që duan të shkojnë madhështorë, me një darkë me qirinj, ose preferoni të kaloni një mbrëmje të qetë në divan, Dita e Shën Valentinit 2022 është dita e përsosur për të bërë (dhe për të marrë) një dhuratë të vogël për të. Sigurisht që nuk është një konkurs, por nëse partneri arrin nivelet e romancës së Ashton Kutcher në filmin “Date with Love”, në të cilin i dhuroi qindra trëndafila të dashurës së tij, do të duhet të vrapojë për t’u mbrojtur. Për gjeste të mëdha me një buxhet të madh, një orë, një unazë, madje jokonvencionale, por bashkëkohore dhe aktuale. Për të qëndruar në anën klasike, një palë mansheta ose një kravatë e përjetshme, citon Psikologjia.

Dhurata origjinale për t’i bërë partnerit/es

Kush tha që 14 shkurti duhet të jetë gjithë trëndafila dhe çokollata? Dita e Shën Valentinit mund të jetë një justifikim i shkëlqyer për të dhënë diçka vërtet të dobishme, e cila mund t’i duhet partnerit, qoftë edhe për të përmirësuar stilin e tij personal. Një çantë udhëtimi nuk është vetëm praktike dhe e gjerë, por do të bëhet zëdhënësi i pavullnetshëm për një ftesë për të kaluar një fundjavë jashtë qytetit së bashku. Çorapet do të sugjerojnë se është koha për një ndryshim në sirtarin e të brendshmeve, ndërsa gjithashtu do t’i shtojnë një prekje ngjyrash kostumeve monokromatike. Për shëtitje, ecje apo stërvitje në palestër, një shishe elegante uji është aksesori pa të cilin nuk do të mund të bëni dot më.