Transmetuar më 02-02-2022, 19:42

Një skenë përrallore dimërore është kapur nga fotografi i udhëtimeve Stefanos Antimantos gjatë vizitës së tij të fundit në Greqinë e Veriut dhe veçanërisht në Follorinë, duke nxjerrë në dritë peizazhe me bukuri unike.

Videoja e publikuar nga fotografi grek zgjat vetëm 11 sekonda, por fuqia e imazhit dhe bukuria e peizazhit është e tillë që u transmetua me shpejtësi në të gjithë globin përmes rrjeteve sociale dhe veçanërisht Instagramit.

Rruga e mbuluar me borë është ajo që lidh Follorinën me qendrën e skijimit në Pisoderi dhe çdo dimër mbulohet me këtë vello të bardhë mbresëlënëse, duke bërë që shumë të besojnë se nuk është në Greqi dhe të tjerë kërkojnë informacion shtesë për itinerarin që është filmuar. /noa.al