Transmetuar më 24-01-2022, 18:42

Aktorja e njohur Monika Lubonja është këtë javë në nonimin së bashku me Arbrin. Njëri prej tyre do të lërë gjatë ditës së nesërme garën, më pak se një muaj larg finales së madhe.

Nominimi padyshim që e ka bërë Monikën disi nevrike, dhe gjatë një bisede me Einxhel ajo ka folur dhe për Ilirin.

Ky i fundit kërkoi një nominim direkt me të, gjë të cilën aktorja e mori me shumë revoltë.

Einxhel i tha që të mos trembej pasi edhe Iliri mund të dalë në një moment nga shtëpia, por Monika u shpreh e bindur që kjo nuk do të ndodhte.

"Flisnin kot më kot, se zemër po të shkosh dhe të thuash hedhim Einxhel në nominim, në këtë rast është ekzekutim. Ore ai nuk del zemra ime, të garantoj unë, e kam këtë bindje që në fillim, kur të dalim ta them unë pse", thotë Monika.

"Çdo gjë është e mundur, edhe për mua thoshit që nuk do të dilja, por ja që dola", i tha Einxhel./noa.al