Transmetuar më 24-01-2022, 18:25

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe partnerja e tij Selvija janë bërë prindër për herë të parë. Ata kanë sjellë në jetë një djalë.

Lajmi e ka bërë të ditur vetë çifti, me anë të një postimi në Instagram, teksa na kanë njohur edhe me emrin e vogëlushit i cili quhet Roel.

Roel erdhi në jetë në datë 19 Janar, por sot është konfirmuar nga vetë çifti.

‘’19.01.2022 ROELI na gëzoj me ardhjen e tij në jetë. Faleminderit Allahu i Madhëruar. Shumë dashuri, shumë lot, shumë gjëra na ndodhën për gjatë këtyre 9 muajve. Uroj me gjithë shpirt që çdo prind ta përjetoj ndjesine e te pasurit nje femijë‘’, ka shkruar Selvija në rrjetet sociale.

Kujtojmë se çifti i njohur para pak muajsh kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.