Transmetuar më 24-01-2022, 18:07

Arben Çokaj hedh akuza ndaj policisë dhe organeve të drejtësisë, pasi sipas tij ato besojnë më shumë gratë se sa burrat.

I sapo dalë nga burgu ai akuzon se policia beson më shumë gratë se burrat në sherret që ndodhin mes çifteve.

Mbasi dhunoi gruan e parë dhe u lirua nga burgu, edhe gruaja e dytë me të cilin bashkëjetoi e denoncoi.

Por 38 vjeçari Arben Çokaj insiston se drejtësia e paragjykoi në rastin e dytë dhe duke i besuar partneres së tij e dënoi me 2 vjet e gjashtë muaj burgim për dhunë.

“Asnjë provë nuk kishin, si futet njeriu kështu në burg”, thotë ai.