Transmetuar më 24-01-2022, 17:59

Pas njoftimit për mosdhënien e vizave për ditën e sotme, ambasada gjermane në Tiranë del me një tjetër njoftim.

Sipas këtij njoftimi sektori i vizave do të qëndrojë i mbyllur nga sot 24.01.2022, deri më 28.01.2022.

Të gjithë aplikuesit, të cilëve u anullohet takimi, do të njoftohen me e-mail.

‘Ne shpresojmë që takimet e anulluara të mund t’i zëvendësojmë sa më shpejt në muajt shkurt ose mars. Dorëzimi i pasaportave të martën pasdite dhe të premten paradite do të zhvillohet si zakonisht. Ditën e mërkurë nuk do të ketë legalizime. Lutemi për mirëkuptimin tuaj! Ju lutemi, kini parasysh, që nuk mund t’ju përgjigjemi pyetjeve mbi stadin e aplikimit’, citohet në njoftimin e ambasadës.