Transmetuar më 24-01-2022, 17:48

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Palaj të komunës së Obiliqit.

Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë.

Për pasojë ka vdekur një person dhe katër të tjerë janë lënduar.

“Një person ka humbur jetën ndërkaq katër persona po vazhdojnë të marrin trajtimin mjekësor për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti”, ka konfirmuar policia.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.