Transmetuar më 24-01-2022, 16:20

Policia e Elbasanit ka arrestuar një person i akuzuar për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Shërbimet e Forcave Operacionale në DVP Elbasan, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit: David Kallau 49 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, dhe ndaj tij Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.