Transmetuar më 24-01-2022, 15:34

Një vrasje e tipit mafioz u krye në restorantin “Grilling” në Guayaquil ku i vdekur mbeti shqiptari Ergys Dashi. Vrasja ka alarmuar autoritetet më të larta të Ekuadorit.

Por kjo nuk është e para ngjarje që ka tronditur vendin. Atentatet dhe vrasjet janë të shumta në Ekuador për shkak të përplasjeve të grupeve kriminale për drogën.

Presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso tha të dielën se do të dërgojë 1,100 oficerë policie dhe ushtarakë shtesë në Guayaquil,.

Dhuna dhe krimi, përfshirë brenda sistemit të burgjeve, u rritën në Ekuador në fund të vitit të kaluar. Qeveria, shkruan Reuters, ka fajësuar për dhunën bandat e drogës që përdorin vendin si një pikë tranziti për lëndët narkotike drejt Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.

Por ky nuk është vendimi më i fundit i marrë nga presidenti, pasi ai firmosi për ndryshimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Ekuadorit.

Carlos Cabrera Ron, gjenerali me trajnime antiterroriste në SHBA, tani do të jetë komandant i përgjithshëm i policisë në Ekuador Ai u shpall nga Presidenti Guillermo Lasso si Komandanti i ri i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare, duke zëvendësuar Tannya Varelën, të cilën e falënderoi për shërbimet e saj.

Shqiptari Ergys Dashi u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës në Guayaquil të Ekuadorit me një plumb në kokë. Autori, i cili mbante në dorë një buqetë me lule, vjen me vrap në drejtim të tryezës ku ai ishte ulur, e qëlloi në kokë dhe u largua me vrap.

Mediat vendase kanë marrë dëshmi të dëshmitarëve okularë të ngjarjes. Punonjësit e restorantit janë shprehur se autori ka tentuar të hyjë paqësisht, me pretekstin e dorëzimit të një buqete me lule, por më pas ka kërcënuar punonjësin që i ka kërkuar kartën e vaksinimit.

Pasi hyri, ai qëlloi 38-vjeçarin shqiptar, i cili ishte i ulur në një prej tavolinave. Dashi ishte në shoqërinë e një personi tjetër, i cili u zhduk menjëherë nga vendngjarja pas nisjes së të shtënave.

Në vendngjarje janë gjetur të paktën 28 ??gëzhoja. Dëshmitarët thanë se personi i cili e ekzekutoi 38-vjeçarin, ishte personi i cili hyri në restorant me buqetën me lule.

“Ai që e qëlloi ishte njeriu që hyri me lule, armën e mbante në buqetë”, deklaroi dëshmitari.

Vrasësit janë larguar me motoçikletë.