Transmetuar më 24-01-2022, 13:04

Florian Pervathi, 17 vjeç ka vrarë një person të identifikuar si Lekë Lekgjonaj, 65 vjeç në fshatin Manati të Lezhës.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për arsye gjakmarrje, pasi në vitin 2011, vëllai i viktimës ka vrarë babain e autorit.

Menjëherë pas krimit, adoleshenti u vetëdorëzua në polici.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.