Transmetuar më 24-01-2022, 11:47

Endri Misku, një nga personazhet që u komentua gjatë në këtë sezon të Për’puthen pasi e cilësonte veten si më të bukurin dhe më të zgjuarin ka pasur një përleshje fizike.

Ai tregoi se në datën 30 Dhjetor është zënë me 2 miqtë e Tolës dhe Adës, të cilat sipas tij i kanë ngritur kurth. Endri mendon se i kanë ngritur kurth pasi e çuan në një lokal pa njerëz në Durrës dhe se shokët e tyre po e provokonin gjatë gjithë kohës.

Në një moment kur po rrinte në Instagram, një person që po kërcente me Tolën dhe mendoi se Eindri po i bënte video e foto. Kur shkoi për sqarim, pati konflikt.

Endri tregoi që i ka rrahur dy shokët dhe ai donte ta ndiqte çështjen më tej por sipas tij Tola me Adën mundoheshin të mbronin dy djemtë dhe i luteshin të mos i tregonte policisë dhe mjekve në spital. Ai rrëfeu se policëve që e panë i tha se nuk donte të bënte denoncim dhe se policët e mbajtën 5 orë.

Sipas Endrit fakti që po e tregon këtë histori në kanalin e tij në YouTube është sepse gjatë përleshjes dy djemtë i kanë marrë zinxhirin prej floriri të dhuruar nga mamaja e tij.

Ai i akuzon vajzat, të cilat sipas tij e ftuan vetë e nuk duan të përfshihen. Sipas Endrit Ada thotë se nuk ka parë asgjë ndërkohë gjatë gjithë kohës ishte aty, ndërsa Tola i është lutur mos ta bëj publike dhe se nuk do të përfshihet, pavarësisht se sipas tij Tola i ka thënë se zinxhiri do i kthehet.

Endri e mbyll rrëfimin duke thënë se ka screenshot-e, biseda të inçizuara dhe se do të shkoj në polici.