Transmetuar më 24-01-2022, 10:21

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës sepse morën peng dhe goditën me grushte një 20-vjeçar.

Të dy, të identifikuar si E. H., 35 vjeç dhe E. H., 33 vjeç dyshonin se i riu R.F., 20 vjeç kishte vjedhur në banesën e 58-vjeçarit të identifikuar me inicialet Xh.K.

Ndaj e morën peng dhe e futën në magazinën e këtij të fundit duke e rrahur.

Ata akuzohen për veprat penale "Kanosja", "Dëmtime të tjera me dashje", "Vetëgjyqësia" dhe "Heqja e paligjshme e lirisë".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.