Transmetuar më 24-01-2022, 09:04

Lehtësim për qytetarët që regjistrojnë mjete për herë të parë.

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke postuar një video në profilin e tij në Facebook në lidhje eliminimin e shumë angarive, kohëve të pritjes apo kostove të tepërta për qytetarët dhe subjektet që regjistrojnë mjetet e tyre rrugore për herë të parë. Ndërsa, u ka uruar shqiptarëve një ditë dhe një javë të mbarë.

Postimi i Kryeministrit Edi Rama në Facebook:

“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë se duke nisur nga sot eliminojmë të tjera angari, kohë pritjeje e kosto të tepërta për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjete rrugore për herë të parë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Kryeministri Edi Rama në postimin e tij në Facebook.